Si pasojë e reshjeve të pandërprera gjatë dy ditëve të fundit, është rritur niveli i ujit në lumin Mirusha, i cili në disa vende ka dalë nga shtrati duke përmbysur toka bujqësore, por pa dëme.
Të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe nuk janë regjistruar depërtime të ujit në ndonjë shtëpi, transmeton Klan Kosova,
Sipas Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, edhe pse ka pasur të reshura të mëdha dhe niveli i ujit është rritur, situata është e kontrollueshme dhe nuk ka dëme nga uji, përjashtuar përmbytjet e tokave bujqësore, përgjatë rrjedhës së lumit Mirusha.
Megjithatë, ekipet përgjegjëse komunale, janë në gatishmëri nga dita e shtunë, duke e vëzhguar situatën./ Klan Kosova/
Vetaksident në Prishtinë, një person i lënduar
Abdixhiku konfirmon takim me Osmanin për zgjedhjet: Në ora 1...
Ish-zëvendësministri i Drejtësisë: Dekreti i Vjosa Osmanit p...
Trump: Djali i Khameneit nuk është i pranueshëm, duam udhëhe...
Arton Konushevci emërohet zëvendësministër i parë i Administ...
Hamza pritet nga Rifat Jashari në Prekaz: Sakrifica e familj...