Mediat shqiptare kanë publikuar fotografitë e pesë personave të vënë në pranga këtë të martë, si rezultat i operacionit “Punisher 2”, të zhvilluar nga policia e Tiranës ku u sekuestruan 11300 tableta ekstazi.
Klan News ka publikuar fotografitë e të arrestuarve, ku në mesin e të arrestuarve dyshohet të jetë edhe Besnik Mujeci, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje.
Policia e Shtetit në njoftimin e bërë për media thekson se ata janë kapur me 11 300 tabletash ekstazi MDMA, vlera e të cilës arrin 400 mijë euro.
“Pamje gjatë operacionit policor të koduar “Punisher 2”, gjatë të cilit u arrestuan shtetasit Mithat Ramadani 30 vjeç dhe Besnik Mujeci, 40 vjeç, të dy banues në Prishtinë dhe Kalem Picari, 24 vjeç, Ambra Myftari 28 vjeçe, Daniel Avdija 26 vjeç, të tre banues në Tiranë. Shtetasit e arrestuar janë lokalizuar në kryqëzimin e rrugëve “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri”, së bashku me dërgesën me lëndë të dyshuar narkotike, prej 11 300 tabletash ekstazi MDMA, me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro”, njofton Policia e Shtetit, përcjell Arbresh.info.

Lexo edhe:
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...