Në gjashtë komisariate të Tiranës 11 policë kanë rezultuar se janë përdorues të drogës. Rezultatet kanë dalë pas analizave në laborator. Një pjesë e efektivëve kanë kundërshtuar të dhënat duke i konsideruar si të gabuara.
Urdhri i Drejtorit të ti të Policisë së Shtetit, Gledis Nano për analizat e drogës mes forcave të rendit kanë zbuluar 11 efektivë që kanë përdorur lëndë narkotike.
Sipas të dhënave mësohet se 2 prej bluve janë pjesë e komisariatit dy në tiranë.
Rezultatet mësohet se i kanë kundërshtuar një pjesë e tyre, duke argumentuar se kemi të bëjmë me një gabim të rezultatit nga laboratori mjekësor privat që u angazhua në realizimin e analizave periodike.
Bëhet fjalë për persona që janë 50 deri në 60 vjeçar, ndaj dhe në kundërpërgjigje kanë argumentuar se vetë mosha e tyre e bën absurd një pretendim se përdorin drogë.
Javën e ardhshme pritet që policia të shpall zyrtarisht rezultatet e testimit të drogës për të gjithë uniformat e blu që ka nisur pranë 6 komisariateve një javë më pare.
Janë 11 mijë policë dhe drejtues që do të duhet ti nënshtrohen analizës së drogës .
Pas Tiranës mësohet se verifikimi do të vazhdojë edhe në rrethe, duke nisur fillimisht në bazë të riskut.
Urdhri i brendshëm i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano është lëshuar më 22 nëntor ku ai paralajmëroi testin periodik të drogës për të gjithë punonjësit e policisë./oranews
New Delhi, smogu i rrezikshëm “mbyt” qytetin
Aksioni kundërkorrupsion me shtatë të arrestuar, Prokuroria ...
Edi Rama: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në të mbijetojë – na...
Napoli i Rrahmanit në finalen e Superkupës së Italisë, mund ...
Haradinaj: Nuk flas më si opozitar, por si qeveritar i nesër...
Aksion i madh kundërkorrupsion i AKI-së dhe Policisë, arrest...