Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, lidhur me dakordimin e Aneksit të Marrëveshjes Bazë me Serbinë, ka deklaruar se Kosova u dëshmua të jetë e vetmja palë në dialog që u tregua konstruktive dhe e interesuar për paqe e stabilitet.
Përmes një komunikate për media, Osmani, ka thënë se edhe tani me dakordimin e Aneksit të Marrëveshjes Bazë, Kosova u dëshmua të jetë e vetmja palë në dialog që u tregua konstruktive dhe e interesuar në paqe e stabilitet, teksa shprehu pritshmëritë e saj nga ndërkombëtarët për mbështetjen e mëtutjeshme të Kosovës në rrugëtimin e saj në proceset integruese euroatlantike.
“Pres të realizohen zotimet e aleatëve tanë në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare si dhe për njohje nga shtetet jonjohëse”, ka shtuar ajo, ndërsa shtoi se nga Serbia nuk ka asnjë pritje, sikundër u shpreh, ata do të vazhdojnë të shkelin marrëveshjet e dakorduara, siç kanë bërë këto 12 vjet.
“Nëse dëshirojmë zbatim të mirëfilltë të marrëveshjes duhet të ndryshohet qasja akomoduese ndaj regjimit të Serbisë dhe të penalizohet secili tentim i tyre për destabilizim të situatës në terren, si dhe jokonstruktiviteti e bllokada e tyre e vazhdueshme” është shprehur presidentja./arbresh.info/
Ukraina dhe Rusia kryejnë sulme në territorin e njëra-tjetrë...
Turqia i dhuron Shqipërisë një avion qeveritar me vlerë 11.9...
Haradinaj i ashpër ndaj Speciales: Cali do ta kthejë dhimbje...
Haradinaj: Kosova ka nevojë për rrymë të sigurt, të qëndrues...
Lladrovci uron Krishtlindjen: Ditë për të kujtuar e vlerësua...
MMPHI në gatishmëri për reshjet e borës, nis kriposja dhe pa...