Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka kërkuar nga partitë politike që të dakordohen për një datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale që të jetë para se të hyhet në stinën e dimrit.
Daka tha sot në takimin konsultativ me presidentin Thaçi për caktimin e datës së zgjedhjeve se një datë më e hershme do të ishte më e mirë për shkak se në zgjedhjet lokale me siguri se do të ketë edhe balotazh, shkruan arbresh.info.
“KQZ sa i përket datës për zgjedhjet lokale, natyrisht se ne kurdo që ato shpallen ne do t’i organizojmë por ta kenë parasysh se jemi duke shkuar drejt dimrit dhe se data sa më e hershme të jetë do të jetë më mirë, sepse për zgjedhjet lokale me siguri se do të ketë edhe balotazh”, është shprehur Daka./Arbresh.info.
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...