Rinumërimi i 280 kutive të votimit do të përfundojë sot. Kështu ka bërë të ditur kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.
Daka ka thënë se menjëherë pas përfundimit të rinumërimit të këtyre kutive, do të fillojë numërimi i votave me kusht.
“Rinumërimi i 280 kutive pritet sot me përfundua, deri në këto momente nuk kom informatë nëse kanë përfundua apo jo, por unë e di që përfundon sot dhe pastaj fillon numërimi i votave me kusht”, ka thënë Daka, për Telegrafin.
E pyetur se kur do të ndodhë certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit, Daka ka thënë se nuk mund të japë ndonjë datë të saktë.
“Certifikimi i rezultateve pritet të bëhet pasi që të përfundojnë të gjitha procedurat shpallja e rezultateve përfundimtare dhe ankesave eventuale . Nuk mundem me dhënë datë të saktë, sepse nuk e di a ka me pas ankesa, nëse ka varet prej PZAP-it se sa shpejt do t’i kryejnë, kështu që nuk mundem të paragjykoj”, u shpreh Daka. /arbresh.info/
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...