Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, ka thënë se në zgjedhjet e fundit të jashtëzakonshme në Podujevë e Mitrovicë të Veriut është mësuar se edhe në kushte të pandemisë mund të organizohen zgjedhjet.
Mirëpo, ajo ka thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme vitin e ardhshëm do të jenë më të kushtueshme. Daka ka shtuar se Kushtetuta nuk lejon që të organizohen zgjedhjet në ditë të ndryshme, pasi ajo thotë se është me Kushtetutë e caktuar që zgjedhjet të mbahen ditën e diele.
“Do të ishte mirë të mund të organizoheshin në ditë të ndryshme, por edhe këtu kemi kufizime ligjore. Kushtetuta në obligon që zgjedhjet të mbahen ditën e diele. Ne nuk mundemi ta ndryshojmë as ligjin e as Kushtetutën. Gjithsesi edhe kjo është një prej temave që është dashur të diskutohet gjatë reformës zgjedhore. Gjatë këtyre zgjedhjeve të fundit kemi marrë disa mësime, këto zgjedhje kanë qenë jashtëzakonisht mirë të organizuara. Kemi pasur thuajse zero incidente. Por, çfarë kemi mësuar është se edhe në kushte të pandemisë mund të organizohen zgjedhjet. Por, gjithsesi këto zgjedhje do të jenë më të kushtueshme. Gjithë ato çfarë duhet, përgatitjet në kohë pandemie, kanë kosto më të madhe financiare. Natyrisht kjo bie në barë të buxhetit të Kosovës. Por, jemi para zgjedhjeve, nuk kemi ndryshe si të veprojmë”, ka thënë Daka në Interaktiv të KTV-së./Arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit