Komisioni qendror i zgjedhjeve KQZ ka mbajtur konferencën e katërt për sot pas mbylljes së qendrave të votimit, shkruan arbresh. info
Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka tha se deri në orën 19:00 kanë dalur 41 % e qytetarëve për të votuar
“Në bazë të dhënave nga qendrat e votimit të gjitha qendrat janë mbyllur me kohë 41 % votues kanë dal krahasuar më zgjedhjet e kaluar kanë qene 42 % procesi ka shkuar në rregull dua të falënderoj të gjithë qytetarët e Kosovës dhe për kulturë të lart demokratike që treguan sot dhe i inkurajojmë ata që gjatë numërimit ti zbatojnë ligjin unë falënderoj policin prokurorin, Kedsin dhe Osben dhe dua të i’u informoj se ka filluar edhe afati për ankesa dhe parashtresa për afatin e votimit dhe rinumërimit” tha ajo
Daka nuk ka dashur ti komentoj rezultatet e dalura nga Exit Polli, ajo tha se KQZ pranon vetëm rezultatet që vinë nga qendrat e votimeve.
“Ne i presim rezultatet qe vinë në mënyrë të organizuar nga qendrat e votimit dhe vetëm atëherë mundë të fjalim për rezultatet” tha ajo/arbresh.info/
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...
Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci