Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se gjatë këtij muaji duhet të mbahet një seancë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dhe të diskutohet për Kosovën pasi sipas tij Prishtina ka bllokuar ecurinë e dialogut.
Daçiq ka theksuar se Serbia është e gatshme të arrijë kompromis por Kosova po e bllokon dialogun me mos heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.
“Është e nevojshme të diskutohet për Kosovën dhe vendimet e paarsyeshme të tyre si statuti i Trepçës. Autoritetet e Prishtinës janë kërcënimi më i madh për stabilitetin dhe paqen në rajon, kështu që nuk kanë justifikim përpjekjet e vendeve perëndimore të shfuqizojnë Kosovën nga sesioni i OKB-së”, është shprehur ministri serb.
Sipas tij, është e rëndësishme të përfitohet nga momenti pozitiv i marrëdhënieve ndërkombëtare në mënyrë që të bëhen gjitha përpjekjet për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme sa nuk i ka ardhë fundi mandatit të Trumpit.
“Administrata Trump ka hapur derën për një kompromis, në kontrast me paraardhësit e tij që nuk donin të flisnin për asgjë tjetër përpos njohjes së Kosovës”.
Daçiq shton se duhet të përfitohet edhe nga qëndrimi pozitiv i Mogherinit për kompromis pasi nëse nuk ka marrëveshje në dy vitet e ardhshme vështirë se mund të shpresohet për një zgjidhje pozitive për Serbinë.
Viktimat e Epstein do paguhen 35 milionë dollarë si pjesë e ...
Trump: FIFA do të mbledhë 75 milionë dollarë për projektet s...
Sot protesta e opozitës para Kryeministrisë, rrugët që bllok...
Hekuran Murati: Buxheti 2026 është i përkohshëm dhe emergjen...
LDK nuk mbështet Buxhetin 2026, Lushaku kërkon votimin e ame...
Tahiri: PDK nuk do ta votojë Buxhetin 2026