Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se Serbia nuk e ka tërhequr as fletarrestin e as aktakuzën kundër kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe ka përkujtuar se tërheqja e fletarrestit të INTERPOL-it është bërë me kërkesë të UNMIK-ut.
Mëtutje, duke folur sot para gazetarëve në Beograd, Daçiq theksoi se “tërheqja e fletarrestit do të nënkuptonte se ne kemi hequr dorë nga ndjekja, por ne këtë nuk e kemi bërë”, tha Ivica Daçiq.
Ministri i drejtësisë i Kosovës, Abelard Tahiri, të premten ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se emri i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, është hequr nga lista e personave në kërkim nga INTERPOL-i.
KDI kërkon qartësim nga Gjykata Kushtetuese për zhvillimet i...
Kurti: Kemi 60 ditë kohë për ta zgjedhur presidentin
Pse nuk e rikandiduan Osmanin? Kurti: E kemi ditur që nuk e ...
Deklarata e Osmanit për njerëz të papërgjegjshëm e të rrezik...
Kurti: Dekreti i Osmanit nuk është kushtetues, na e pamundës...
Kurti: Nuk mund të flasim për zgjedhje të reja, pa e thënë f...