Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq ka thënë sot se siç e ka quajtur ai “skandali i emrit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)” dhe deklaratat nga Prishtina për fitoren gjithë-shqiptare me rastin e zgjedhjeve në komunën malazeze të Tuzit është konfirmimi më i mirë i politikës Shqipërisë së Madhe.
“Është e qartë për të gjithë se jo vetëm integriteti territorial i Serbisë, por edhe Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe Greqia janë të rrezikuara” Çdo mbyllje e mëtejshme e syve para krijimit të Shqipërisë së Madhe mund të çojë në kërcënime për paqen dhe stabilitetin në rajon “, tha ai për Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Partitë shqiptare kanë fituar shumicën në zgjedhjet e së dielës ku u votua për drejtuesit e Komunës së Tuzit./klankosova.tv/
Rikthehet Liga e Kampionëve, sonte katër sfidat e para të pl...
Përfundon marshi “Drejtësi, jo politikë”
Kearns: S’mund të rrimë duarkryq kur kërcënohet siguria në B...
Presidenti i Izraelit uron 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosov...
Osmani i bashkohet Marshit për Drejtësi, përshëndetet me Ham...
Vritet në Londër nipi i këngëtares kosovare, disa të arrestu...