Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, tha se i dyshuari për transportimin e vrasësit nga Presheva në Loznicë është arrestuar në Bijelinë, si dhe bashkëshortja e tij I.R. si ndihmëse.
“Në Bijelinë, pasdite, në bashkëpunim me Policinë e Republikës Srpska, është arrestuar Z.R. (1985), i cili dyshohet se ka organizuar transportin e vrasësit nga Presheva për në Loznicë. Si bashkëpunëtore u arrestua edhe bashkëshortja e tij I.R. në Mlladenoc”, citohet të ketë thënë Daçiq, raporton N1.
Në Loznicë ka mbetur i vrarë polici Nikolla Krsmanoviq, 34-vjeçar, ndërsa kolegu i tij Vjekoslav Iliq, 50-vjeçar është plagosur, siç raportuan mediat serbe.
Siç raportuan mediat serbe, të shtënat kanë ndodhur gjatë kontrollit rutinë të një taksie nga pjesëtarë të policisë kufitare, ku disa të shtëna janë qëlluar në drejtim të oficerëve të MPB-së, dhe kërkimet po vazhdojnë për të dyshuarin.
I dyshuar është Faton Hajrizi, i burgosuri i arratisur nga burgu i Srekomnicës, e që në vendngjarje, autoritetet serbe kishin gjetur një pasaportë në emër të Artan Hajrizit, vëllai i Fatonit, e i cili gjatë ditës së sotme në prononcime për media ka thënë se vëllai i tij ia kishte vjedhur pasaportën.
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...
Aksident fatal në Athinë, vdes një 16-vjeçar shqiptar
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi
Kurti u takua me deputetë të Bundestagut gjerman
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...