Daçiq: Marrëveshja mund të arrihet qysh nesër, nëse Prishtina do

09:42 | 6 Dhjetor 2022
K.B

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, nuk beson se deklarata për respektimin e të gjitha marrëveshjeve, e cila do të bëhet në samitin në Tiranë, do të thotë të “ndërgjegjësojë Prishtinën për respektimin dhe përmbushjen e obligimeve që kanë nënshkruar”.

“Është bindja ime personale, dhe mendoj se e ndajnë shumë në Evropë dhe botë, se asgjë nuk do të ndryshojë derisa të jetë Albin Kurti në pushtet”, tha ai në televizionin Prva, përcjell arbresh.info.

“Ata mund të arrijnë marrëveshje që nesër, nëse Prishtina do ta dëshironte, sepse Prishtina është pengesa më e madhe”.

“Duhet të bëjmë një politikë të tillë që askush të mos na akuzojë për shkakun tonë, theksoi Daçiq dhe shtoi se është i sigurt se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në samitin e Tiranës nuk do t’i ndryshojë “as edhe një grimë” qëndrimet e tij të shprehura për çështjen e Kosovës, ka përfunduar ai.

Shpërndaje në rrjete sociale