Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian e ka quajtur marketing politik.
Sipas Daçiqit në Bashkimin Evropian nuk ka konsensus rreth aplikimit.
“Vetëm një muaj më patë, kamë thënë që kishim informacione që Prishtina do të dorëzojë një aplikim për anëtarësim në BE. Ne besojmë që një lëvizje e tillë padyshim që nuk është e mirë. Së pari, sepse është e qartë që nuk ka një pozicion të qartë lidhur me statusin e Kosovës”, është shprehur Daçiq, raporton Tanjug, transmeton arbresh.info.
“Janë pesë vende që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe nuk është treguar nëse ndonjëri e ka pranuar statusin e kandidatit për anëtarësim. Së dyti, ngase në kushtet e mosrespektimit absolut të marrëveshjeve nga Prishtina, askush nuk do ta mendojë atë”, u shpreh ai.
Më tej Daçiq e ka quajtur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti si faktorin kryesor të destabilizimit të rajonit.
Trump refuzon ofertën e Putinit për përfundimin e luftës me ...
Kurti mbledh ministrat, thotë se premtimet po i shndërrojnë ...
Vaksinimi kundër HPV-së në Kosovë po vazhdon me rezultate po...
Cristiano Jr. u zemërua për shkak zëvendësimit, ndëshkohet n...
“Kroacia, Shqipëria dhe Kosova nuk e kërcënojnë integritetin...
Kurti tregon se cilat dokumente të strukturave paralele serb...