Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se heqja dorë nga Kosova, nuk mund të jetë çmimi për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.
“Si mundet BE-ja apo dikush nga Serbia të kërkojë njohjen e Kosovës, kur dihet që pesë anëtarë të BE-së nuk e njohin Kosovën, kur dikush thotë se BE-ja kërkon të njohim Kosovën, ne duhet ta pyesim atë në emër të kujt flet. Interesi ynë strategjik është të hyjmë në BE dhe ky është një tjetër prioritet i politikës sonë,”, tha Daçiq në një intervistë për “Novosti” transmeton Arbresh.info.
Mes tjerash, ai ka shtuar se Serbia nuk do ta njohë Kosovën teksa e pranon se ka një valë të re presionesh edhe më të forta nga ndërkombëtarët për shtetin serb.
Sipas Daçiqit, Serbia do të vazhdojë të jetë pengesë për çdo njohje ndërkombëtare të Kosovës, përcjell kosovonline.
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...