Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se çështja e Kosovës është më problematikja nga të gjitha. Gjatë një interviste për ‘Kurir’, Daçiq ka thënë se qeveria aktuale serbe është e gatshme t’i trajtojë të gjitha vendimet e vështira përfshirë edhe çështjen e Kosovës.
“Duket sikur puna e Sizifit por na takon të mos heqim dorë kurrë, edhe pse gjithçka duket e pashpresë. Nuk është vetëm frazë, është thelbi”, është shprehur Daçiq
Ai ka theksuar se është e lehtë të thuhet se kjo qeveri e ka shitur Kosovën dhe është duke zhvilluar një politikë katastrofale. “Po ju them atyre që kritikojnë: të ishit pak më të përgjegjshëm nuk do të ishin mundësitë aq të mëdha për të humbur Kosovën”.
Sipas tij, janë në rregull kritikat ndaj njëri-tjetrit por ka zgjidhje më të mira dhe nuk duhet të ketë urrejtje reciproke./arbresh.info
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...