Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, dekaroi se bisedimet për zgjidhjen e përhershme të çështjes së Kosovës është në fazën fillestare.
Ndërkaq, lidhur me formimin e AKS-së, Daçiq deklaroi se “krijimi i Asociacionit sipas ligjeve të Kosovës më duket disi qesharake”, bëjnë të ditur mediet serbe.
“Kjo do të sihte sikurse Gjykata Kushtetuese e BeH-së të zhvlerëojë marrëveshjen e Deyton-it, po kjo është qesharake”, shtoi ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq.
Tutje ai hodhi akuza ndaj përfaqësuesve të Kosovës se “nuk duan të bisedojnë për zgjidhje të qëndrueshme të përhershme”, transmeton RTK.
Ai, ndër të tjera, theksoi se bisedimet për zgjidhjen e përhershme të çështjes së Kosovës janë në fazën fillestare, duke shtuar se “bisedimet që po zhvillohen, ku po trajtohen çështje që janë më tepër teknike, ende kanë probleme të shumta”.
“Kjo nuk është një get ready with me”: Kurti udhëzon qytetar...
18-vjeçarit në Shtërpcë i kapen 10 cigare me marihuanë
“Vota juaj ka rëndësi” – Hapet edhe qendra e votimit në Amba...
Digjen disa autobusë në një zonë parkimi në Durrës
Ylli i Man Cityt kërkon kalimin te Barcelona
Tajlanda dhe Kamboxhia ndalojnë konfliktin e ashpër me armëp...