Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq gjatë qëndrimit të tij në Amerikë është takuar me sekretarin e këtij shteti, Rex Tillerson.
Shefi i diplomacisë serbe ka bërë të ditur se në mesin e shumë temave që janë diskutuar, kryesore ka qenë edhe zgjidhja e problemeve Kosovë-Serbi.
“Para se të gjithash ne po mendojmë një përpjekje për të zgjidhur përgjithmonë problemet Kosovë-Serbi, dhe mendoj se ai i dëgjoi me kujdes argumentet tona”, ka thënë Daçiq pas takimit, transmeton lajmi.net
Tutje ai ka bërë të ditur se temë kryesore ka qenë edhe thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Amerikës dhe Serbisë.
“Takimi u përqendrua në të ardhmen dhe raportet tona dypalëshe”, ka thënë Daçiq.
Ky takim erdhi pas pjesëmarrjes së ministrit serb në Lutjet e Mëngjesit. /lajmi.net/
Tërmeti godet Iranin, raportohet lëkundje pranë Teheranit
Hoxha Osman Musliu në listën e VV-së për deputet, e publikon...
Raporti i Eurostat, sa është numri i shqiptarëve të kthyer n...
Rritet bilanci i viktimave nga sulmet izraelite në Liban, 2,...
Gabimi i rëndë i portierit ia prish festën Ronaldos, titulli...
Lista zyrtare e kandidatëve të LDK-së për deputetë