Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se askush nuk ka kërkuar nga Serbia që ta ndërrojë qëndrimin në raport me Kosovën dhe sipas tij, marrëveshjet e arritura dhe respektimi i tyre nga Prishtina dhe Beogradi, nuk do të thonë njohje e Kosovës.
“Nuk është kërkuar nga Serbia që ta ndërrojë qëndrimin mbi Kosovën dhe marrëveshjet e arritura për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës nuk do të thonë njohje e Kosovës”, ka thënë ai për Radio Beogradin, transmeton KosovaPress.
Sa i përket anëtarësimit të Serbisë në BE, Daçiq ka thënë se “Serbia do të bëj çdo gjë në mënyrë që, më së largu deri në vitin 2018 apo 2019, të përfundoj negociatat me BE-në, kështu që BE-ja të marrë një vendim për anëtarësimin e plotë të Serbisë”.
Ai, po ashtu, ka thënë se i gjithë progresi drejt anëtarësimit varet nga progresi që do të arrihet në përmbushjen e Kapitullit 35, që fokus ka normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, duke shtuar “edhe Evropa vetë nuk e ka të qartë se çfarë ky kapitull do të thotë”.
Daut Haradinaj dorëzon mandatin e deputetit: Urime Ardian Gj...
Raportohet se një person është vrarë në Gjakovë
KQZ shpall rezultatet: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 ...
Osmani pas rezultateve preliminare: Ky është veç hapi i parë...
Abdixhiku: LDK-ja shënon rritjen më të madhe që ndonjë parti...
Dardan Molliqaj për rezultatin: Kjo nuk është as afër asaj q...