Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, është ankuar për faktin që Kosova ka ambasada në shtete në të cilat diplomacia serbe nuk është e pranishme.
Ai madje thotë se një gjë e tillë është e papranueshme, e sidomos në ato vende që përkrahin Serbinë
“Qëllimi jonë është Bashkimi Evropian, mirëpo ne gjithashtu duam edhe mbrojtjen e interesave kombëtare, që do të thotë Kosova. Është e papranueshme që Kosova ka ambasada në shtete të cilat ne nuk i mbulojmë. Po flas për vende të mëdha dhe me ndikim, shembull Vietnami, vend ky që ne nuk kemi ambasadë, e në anën tjetër ky shtet është në anën tonë”, deklaroi sot Daçiq.
Ndryshe, Daçiq që një kohë të gjatë është në përpjekje për të ulur numrin e shteteve të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, numër ky që ai thotë se ‘do të vije nën 100’
Alarmohet Spanja/ Konfirmohet një rast i ri me hantavirus, i...
“Shkundet” Saranda/ Prokuroria lëshon dhjetëra urdhër-arrest...
Kompany i befason të gjithë në festën lamtumirëse të Guardio...
Osmani nga Lugu i Baranit: U ndje fryma përbashkuese për të ...
Parashikimi i motit për ditën e martë, temperatura arrin 29 ...
Kandidati për president të Realit, Riquelme befason: Kemi në...