Më herët nuk është se kanë qenë shumë miq politikë, por tani Nexhat Daci dhe Hashim Thaçi po del të jenë gati bashkë-autor të idesë më të nxehtë në vend. Kreu i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës po pretendon se ka një hise në planin e presidentit të vendit për korrigjimin e kufirit dhe marrjen e Luginës së Preshevës nga Serbia.
Në njërën nga vilat e Brezovicës mbase në detaje u shtjellua edhe ideja e korrigjimit të kufijve me Serbinë.
Është vetë nikoqiri i atij takimi, fotografinë e të cilit e pati postuar edhe Thaçi ai që po pretendon të ketë kontribut të madh në nxjerrjen e këtij propozimi.
E akademiku Nexhat Daci në atë ndejë të nxehtë e vlerësoi edhe termin korrigjim si adekuatin për çështjen e Lëvizjes së kufijve.
Kjo pasi sipas kreut të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës po bëhet fjalë për diçka që është gabuar më herët.
Këto vlerësime, Daci që ka prejardhje nga Lugina e Preshevës i tha si i ftuar në mesin e shumë bashkëvendasve të tij që u mblodhën me ftesën e organizatës ‘Jehona’ me seli në Fushë Kosovë.
Kurti komenton deklaratën e Gecit për burgim të përjeshtëm p...
Përurohen transformimi i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK
Shqipëria luan miqësore me Luksemburgun në qershor
Dështon mbledhja e komisionit për shëndetësi, shkak kuorumi
FSK-ja drejt Gazës, Amerika vendos kur nisen trupat nga Koso...
Barcelona ka disa objektiva për merkaton e verës, ndër ta ed...