Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka kërkuar nga Lista Serbe që sa më shpejt ta dorëzojë listën e saj zgjedhore në KQZ.
Me anë të një postimi në Twitter, Von Cramon ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia ta respektojnë marrëveshjen e 27 shkurtit si dhe aneksin e zbatimit të planit evropian.
“Na vjen keq shumë për refuzimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet në veri të Kosovës. Kërkojmë që të dorëzojë listën e saj zgjedhore pa vonesë. Apel për të gjithë aktorët përkatës Kosovës dhe Serbisë për të demonstruar përkushtim ndaj Marrëveshjes së 27 Shkurtit dhe Aneksit si me fjalë ashtu edhe me veprime”, u shpreh Cramon.
Refuzimi i Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhje në katër komunat veriore, sipas Cramon, “do t’u mohonte njerëzve në pjesën e veriut të Kosovës të drejtën e tyre për të zgjedhur përfaqësues të cilët punojnë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për komunitetet e tyre”.
Kujtojmë se zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, janë shpallur për 23 prill, pasi kryetarët e Listës Serbe kanë dhënë dorëheqje për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e procesit të riregjistrimit të automjeteve nga targat serbe në targa të Kosovës./arbresh.info/
We deeply regret the #SerbList refusal to take part in the elections in the north of #Kosovo and urge to submit its electoral list without delay.
Appeal to all relevant actors in ?? & ?? to demonstrate commitment to the Agreement of 27 February & Annex in both words and action. pic.twitter.com/8goVpgd2pj
— Viola von Cramon ???? (@ViolavonCramon) March 23, 2023
Lexo edhe:
Lista Srpska: Nuk marrim pjesë në zgjedhje shkaku i regjimit të Kurtit
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...