
Philippe Coutinho
Sulmuesi i Barcelonës, Neymar, edhe një herë ka folur për një kalim të mundshëm të Philippe Coutinhos te klubi katalunas.
Në një intervistë për Mundo Deportivo, braziliani ka thënë se ylli i Reds do ishte perfekt për lojën e Barçës.
“E shikoj shumë mirë atë te Barcelona. Në verë, Blaugranët duhet të përqendrohen tek ai”, ka thënë Neymar.
Vlen të theksohet se Coutinho së fundi ka rinovuar kontratën me Liverpoolin dhe në rast se klubi spanjoll e dëshiron atë do të jetë një operacion i kushtueshëm.
Këtë sezon Coutinho ka shënuar shtatë gola me Liverpoolin në Ligën Premier në 23 ndeshje.
KDI kërkon qartësim nga Gjykata Kushtetuese për zhvillimet i...
Kurti: Kemi 60 ditë kohë për ta zgjedhur presidentin
Pse nuk e rikandiduan Osmanin? Kurti: E kemi ditur që nuk e ...
Deklarata e Osmanit për njerëz të papërgjegjshëm e të rrezik...
Kurti: Dekreti i Osmanit nuk është kushtetues, na e pamundës...
Kurti: Nuk mund të flasim për zgjedhje të reja, pa e thënë f...