Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.
Me këtë rast, Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkërendim me autoritete kompetente, gjatë kësaj vizite do të angazhohet për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.
“Për të mundësuar qarkullim të lirë sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve apo takimeve të personaliteteve të larta sipas agjendës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore, ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në agjendën e publikuar nga KE-ja thuhet se zyrtari i lartë evropian do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, me të cilën do të mbajë edhe një konferencë për media duke filluar nga 0ra 16:40.
Ndërsa dy orë më pas duke filluar nga 18:40 parashihet të takohet edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës