Po të donte ish-presidenti Hashim Thaçi, Gjykata Speciale nuk do të votohej.
Kështu ka deklaruar ish-shefi i stafit dhe bashkëpunëtori më i afërt i Hashim Thaçit, Bekim Çollaku në Rubikon.
“Po të donte ish-presidenti [Hashim] Thaçi që në atë kohë ka qenë kryetar i PDK-së sigurisht se një gjykatë e tillë nuk do të votohej. Arsyeja e vetme pse ish-presidenti [Hashim] Thaçi dhe gjithë elita politike në Kosovë e kanë votuar këtë gjykatë është se të gjithë kanë qenë të bindur se nuk ka asnjë dëshmi ose pretendim që mund të vërtetohet lidhur me trillimet e Dick Martyt dhe raportit të tij. Nuk ka pasë frikë askush nga votimi i kësaj gjykate. Askush në atë kohë nuk e ka menduar që kjo gjykatë do të shndërrohet në një mekanizëm krejtësisht tjetër i cili në emër të gjoja drejtësisë do të persekutojë në mënyrë politike figurat më të larta shtetërorë të shtetit të Kosovës”.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...