Përmbyllja e procesit të liberalizimit të vizave dhe hyrja në fuqi e zbatimi i Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, ishin çështjet mbi të cilat ministri për Integrim Evropian, Bekim Çollaku, pati një prezantim sot para diplomatëve evropian dhe homologëve të tij nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, në Konferencën e nivelit të lartë në Stokholm – “Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE: mision që duhet përmbushur”.
Në këtë konferencë që i dedikohet procesit të zgjerimit të BE-së në shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpunimit rajonal, ministri Çollaku bëri të qartë se Kosova është e gatshme për procesin e liberalizimit të vizave. Për këtë proces, theksoi se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara me përpikëri.
Kurse, Marrëveshjen për Stabilizim Asociim mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, e konsideroi hap historik për Kosovën që e qartëson dhe garanton integrimin e saj në BE.
Kjo konferencë ishte bashkë organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Suedisë, Komisioni Evropian dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Kurti pas votimit: Sa më e lartë të jetë dalja e qytetarëve,...
Kurti voton në Prishtinë, u bën thirrje qytetarëve të dalin ...
Voton kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti
Tronditet SHBA, 12 persona plagosen me armë zjarri në një fe...
Nën ndikimin e alkoolit, arrestohet e dyshuara për keqtrajti...
DnV: Procesi i votimit ka nisur kryesisht pa probleme