Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar sot Indeksin e Çmimeve të Importit (IÇIMP) për tremujorin e parë të vitit 2025, me vit bazë 2010=100.
Sipas raportit, çmimet e importit në Kosovë në TM12025 janë pothuajse të njëjta me TM4 2024, duke shënuar një rritje prej vetëm 0.1%.
“Ngritjet më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve janë te shtazët e gjalla dhe produktet e tyre me 6,8%, produktet bimore me 2,7%, dhe lëkura dhe artikujt e saj me 1,6%,” thuhet në raport.
Për më tepër, u raportuan rritje edhe te produktet minerale (0,7%), artikujt e gurit dhe qeramikës (0,6%) dhe makineritë elektrike (0,3%).
Megjithatë, kjo rritje e vogël u neutralizua nga rënia e çmimeve në disa sektorë të tjerë, përfshirë artikujt e ndryshëm të prodhuar (-4,1%), vajrat ushqyese (-3,1%), metalet bazë (-2,2%) dhe instrumentet optike dhe muzikore (-1,4%).
Në krahasim vjetor, çmimet e importit në TM1 2025 kanë rënë mesatarisht për -1,9% në krahasim me TM1 2024.
Në këtë periudhë, sektorët që shënuan rritje ishin produktet bimore (4,2%), shtazët e gjalla (1,2%) dhe tekstili (1,1%), ndërsa rëniet më të mëdha u regjistruan te lëkura dhe artikujt e saj (-23,6%), artikujt e ndryshëm të prodhuar (-8,4%) dhe produktet minerale (-8,1%).
Për më shumë detaje mbi Indeksin e Çmimeve të Importit, mund të vizitoni faqen zyrtare të ASK-së.

OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...