Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka përfunduar dëshminë gjenerali Wesley Clark.
Gjatë fundit të dëshmisë së tij, Clark tha se UÇK-ja nuk janë terroristë, por janë persona që nuk pranuan shtypjen prej serbëve, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Veç kësaj, ai tha se Thaçi nuk mban përgjegjësi për atë se çfarë ka ndodhur në Kosovë.
“Personat duhet të përpiqen të luftojnë për të drejtat e tyre. Këtë u përpoq që të bënte UÇK-ja në fillimin e viteve ’90-të kur thjesht nuk pranuan shtypjen prej serbëve dhe bënë të pamundurën për t’i rezistuar shtypjes prej serbëve”, tha ai.
Clark deklaroi se UÇK-ja luftoi kundër një regjimi të padrejtë dhe të jashtëligjshëm i cili meritonte të largohej.
“Ata janë njerëz që luftuan kundër një regjimi të padrejtë dhe të jashtëligjshëm i cili meritonte të largohej dhe të zëvendësohej. E njëjta gjë po ndodhë aktualisht në Ukrainë”, tha Clark.
Ai theksoi se Thaçi nuk ka përgjegjësi për aktet e dhunës individuale të hakmarrjes në Kosovë.
“E kam ndjekur këtë gjykim dhe i qëndroj bindjes së mëparshme që Hashim Thaçi nuk është përgjegjës për atë se çfarë ka ndodhur në Kosovë. Ai nuk mban përgjegjësi për aktet e dhunës individuale të hakmarrjes”, deklaroi në fund Clark.
Presidenti iranian i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, n...
Rama: Në sheshin “Xhorxh Bush” ka filluar faza e dytë e puni...
Shpërthen te Real Madridi, Arda Guler refuzon t’ia jap dorën...
Arrestohet një arsimtar në Mamushë, dyshohet për keqtrajtim ...
Grenell për zgjedhjet e reja në Kosovë: Zoti po na përgatit ...
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...