Gjenerali amerikan në pension Wesley Clark, po qëndron për një vizitë në Kosovë.
Ai vizitoi edhe qytetin e Gjakovës ku u takua me kryetarin Ardian Gjini, shkruan Arbresh.info.
Gjini me Clarkun kujtuan ditët e angazhimit për lirinë.
Ata folën edhe për aktualitetin dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës.
“Isha jashtëzakonisht i lumtur ta pres në Gjakovë mikun e madh të Kosovës gjeneralin Wesley K. Clark. Me gjeneralin Clark evokuam kujtime nga ditët e angazhimit për lirinë e vendit e gjithashtu folëm për aktualitetin dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës”, ks shkruar Gjini.
“SHBA-të dhe Kosova pashmangshëm do jenë në një rrugë të perbashkët e të përjetshme”, shtoi ai./Arbresh.info/
Tragjike: Humb jetën një 10-vjeçar në Tetovë, ra nga ballkon...
Kryediplomati kroat: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë më 1999 sh...
Shefi i NATO-s, Mark Rutte arrin në Shkup
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë paralajmëron rritje të kosto...
“Çdo sukses është për ju”, Elijona shkon te varret e nënës d...
Mbrohen në heshtje të akuzuarit për rastin e shpërthimit në ...