Njëri nga problemet më të mëdha të kryeqytetit është komunikacioni i ngarkuar e mungesa e parkingjeve, për të cilat Shpend Ahmeti ka thënë që mund të menaxhohen përmes disa projekteve.
Ahmeti fillimisht ka folur për parkingun nëntokësor tek Fakulteti Filologjik si dhe rregullimin e parkingjeve nëpër lagje.
“Tek parkingjet nëpër lagjet e Prishtinës, prioritet do të kenë banorët e lagjes. Për një veturë do të ketë një pagesë mujore, për të dytën do të jetë pagesa më e lartë e për të tretën edhe më e lartë”
“Për lagjet të cilat nuk kanë parkingje, do të bëhet me rruge një kahore si dhe do të zgjerohen trotuaret e një korsi mund te përdoret si parking” ka thënë Ahmeti në një intervistë në Magazina Lokale në Klan Kosova.
Tutje Ahmeti ka thënë që duhet të nxiten qytetarët që të përdorin trafikun urban.
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale