Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka sqaruar se çfarë ndodhë nëse partitë politike nuk i zëvendësojnë kandidatët e pa certifikuar.
Daka ka thënë se nëse partitë nuk dërgojnë emra të ri në vend të atyre që s’janë certifikuar, do të ketë lista boshe.
“Nëse ndonjë parti politike nuk i dërgon emrat e ri dhe nuk zëvendëson kandidatët e pa certifikuar, atëherë mbeten vendet e zbrazura. Ne nuk mund të ndryshojmë renditjen dhe nuk mund t’i ndryshojmë numrat e kandidatëve të subjekteve politike si dhe radhitjen gjinore në listat e kandidatëve”, ka deklaruar ajo në T7.
Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot mbledhjen e radhës ku pritet të vendos për certifikimin e partive politike bashkë me listat e kandidatëve.
Vendimi për certifikimin e tyre apo jo merret me shumicën e votave të anëtarëve të KQZ-së.
Nëse për çfarëdo arsye anëtarët mungojnë sot apo vazhdimisht, pra nëse ka mungesë kuorumi për t’i shtyrë përpara mund të ndodhë paralizimi i procesit dhe në këtë formë KQZ-së i pamundësohet organizimi i zgjedhjeve në afatin e parashikuar.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë