Çka mendon William Walker për liderët kosovarë?

21:52 | 19 Shkurt 2019

Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka shprehur mendimet e tij për liderët kosovarë duke thënë se ka takime me me shumë nga ata dhe se ka respekt për të gjithë

“Sa herë që e takoj Hashim Thaçin gjithmonë është shumë i respektueshëm ndaj meje, por nuk e takoj shpesh. Në shtator të vitit të kaluar u takova për drekë me Behgjet Pacollin dhe ai erdhi bashkë me Thaçin dhe patëm një bisedë shumë të mirë”.
Ndërkaq për kryeministrin Ramush Haradinaj tha se është përmirësuar imazhi i tij me veprimet e fundit.

“Është për të qeshur. Para disa muajve jam takuar me kosovarë në diasporë dhe ata janë të interesuar për politikën këtu dhe të gjithë kishin zhgënjim me Haradinajn si kryeministër sepse kishin menduar se isthe më aktiv. Por popullariteti i tij është ngritur pasi ka marrë disa hapa të fuqishëm , jo vetëm me taksën, por po i bën gjërat edhe me Policinë, me zjarrfikësit, me ushtrinë, armatën dhe këto gjëra janë pranuar shuam mirë nga popullata. Prandaj, më vjen mirë që mund të them se mendimi im për Ramushin është ngritur, përshtypja ime është përmirësuar. E kam njohur si njeri të fuqishëm. Nuk mendoj se ai mund të tërhiqet nga bashkësia ndërkombëtare”.

Walker në Info Magazine të Klan Kosovës ka folur edhe për liderët e tjerë të partive kosovare.

“Se kam parë Isa Mustafën, s’kam folur me të që dy vjet. E di që ka qenë i sëmurë nuk ka dalë në terren si më herët”.

“ Kam pasur një udhëtim shumë të kënaqshëm në Shtime para disa ditëve me Kadri Veselin. Nuk takohem shpesh por gjithmonë është shumë i hapur.Duket që po e respektojmë njëri-tjetrin. Ai më dëgjon çka kam për të thënë. Veseli është me të vërtetë lojtar këtu”.

“Nuk e kam parë Albin Kurtin dhe as që kam biseduar që një kohë të gjatë, as me Shpendin që prej se janë larguar.”

Walker ka thënë se ka mbetur i befasuar dhe i zhgënjyer me ndarjen e Vetëvendosjes dhe që politikës kosovare i duhet bashkim dhe jo ndarje.

“Politika këtu është si në shumë vende të tjera, partitë ndahen rigrupohen. Por jam befasuar kur ka ndodhur me Vetëvendosjen, isha i zhgënjyer në fakt dhe jo vetëm i befasuar. Ata ishin duke ecur mirë dhe papritmas u ndanë dhe një parti e re u krijua. Kosovës nuk i nevojiten partitë e reja, por bashkimi i tyre. Ndarja e partive nuk është zgjidhje”.

Miku i shqiptarëve tha se politikës kosovare i duhen liderë të rinj dhe se i nxit ata që të kenë ide të reja në politikbërje.

“Me të vërtetë mendoj që shumica e partive në Kosovë i kanë pasur 20 vjet në pushtet në autoritet, 20 vjet për të treguar se çka mund të bëjnë për Kosovën dhe në shumë mënyra kanë bërë disa gjëra të mira. Por pas 20 vjetësh mendoj që është koha për disa të rinj. Kam menduar se Albin Kurti ishte më i ri. Kam takuar disa të rinj nga LDK-ja dhe thonë se duan ta ndryshojnë partinë. Disa më thonë se duan të ndryshojnë diçka në parti me ide të reja dhe në fakt i nxis që ta bëjnë”.

Shpërndaje në rrjete sociale