Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku në konferencën e fundit për media për ditën e sotme, ka thënë pjesëmarrja e qytetarëve në votime është e kënaqshme dhe se mbështetja për PDK-në po rritet dukshëm.
Çitaku ka konfirmuar se komunat të cilat shkojnë pa balotazh janë komunat e Partisë Demokratike të Kosovës.
“Në shumë komuna, raportet që po marrim nga terreni janë tej mase pozitive. PDK po prin bindshëm dhe me epërsi të dukshme, falë punës, përkushtimit dhe besimit të qytetarëve tanë”, ka thënë ajo.
Çitaku i ka ftuar qytetarët që ende nuk e kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës, ta bëjnë këtë deri në orën 19:00.
“Ne i ftojmë të gjithë qytetarët që ende nuk kanë votuar, të dalin tani, menjëherë, dhe ta shfrytëzojnë këtë të drejtë. Të votojnë për komunën e tyre, për lagjen e tyre, për fëmijët e tyre. Të votojnë për punë dhe për dinjitet. Besimi që po ndjejmë sot në terren është i jashtëzakonshëm. Jemi të bindur se mbrëmja e sotme do të përmbyllet me shumë lajme të mira për Partinë Demokratike të Kosovës dhe për qytetarët që kanë votuar për punë, përgjegjësi dhe zhvillim. Faleminderit për besimin. Faleminderit për pjesëmarrjen. Dhe deri në minutën e fundit, vazhdoni të votoni, sepse çdo votë ka peshë për të ardhmen që e duam të gjithë. PDK po fiton besimin e Kosovës, edhe një herë me radhë. Faleminderit nga zemra të gjithëve qytetarëve të Kosovës!”, ka theksuar Çitaku./Arbresh.info/
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...