Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka falënderuar ministren e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropalin, për vizitën që ia bëri ish-presidentit, Hashim Thaçi në Hagë.
Në një postim në Facebook, Çitaku thotë se falë Shqipërisë, luftëtarët në Hagë nuk kanë mbetur pa atdhe.
“Elisa, Tu rritë nderi. Falë jush, luftëtarët tanë në Hagë nuk janë pa atdhe”, ka shkruar Çitaku.
Spiropali, pas vizitës te Thaçi, tha se ish-presidentin e gjeti në gjendje të mirë, derisa shtoi se lufta e çlirimtarëve nuk mund të njolloset.
Një muaj paraburgim për Arianit Sllamnikun
Prokuroria jep detaje për rastin në Restelicë të Dragashit: ...
Kuvendi shqyrton sot projektligjin për aderimin e Shqipërisë...
Prokuroria kërkon paraburgim për djalin që dyshohet se privo...
Vjedhja e rëndë në Prishtinë, policia jep detaje
Zgjatet afati për legalizimin e ndërtimeve pa leje në Viti