Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se e njëjta mendësi e Milloshevicit për Kosovën është edhe me Putinin në Moskë, mohimi i ekzistencës së Ukrainës.
“Nëse e krahason të njëjtat argumente i ka përdorë edhe Milloshevici në Kosovë, ata na mohojnë ekzistencën tonë si popull, dhe të njëjta gjëra janë përsëritur edhe nga presidenti Nikoliç, dhe të tjerë. Serbët na portretizojnë ne si popull pa kulturë, që kemi pompa të benzinës dhe pishina po e citoj, këto janë fjalë të një presidenti serb, që nuk ka Kosovë, Kosova nuk është etnitet as politik, e as kulturorë, as kombëtarë, e as etnik e kështu me rashë. E njëjta logjikë, e njëjta mendësi është te Putini në Moskë, ai e mohon të drejtën e Ukrainës si shtet, por ukrainasit po ia japin përgjigjen më të mirë me rezistencë”, tha Çitaku në Kanal10.
Dukagjini, finalisti i dytë i Kupës
“Ne kundër botës”, Brikena poston video me Mateo...
Ariu i zi ngec në një pemë për disa orë në New York, dalin p...
Finale historike në Kupën e Kosovës: Dukagjini–Ferizaj, njër...
Trump: Bisedimet SHBA-Iran mund të zhvillohen brenda 72 orëv...
Mali i Zi më afër anëtarësimit në BE