Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka mirëpritur emërimin e ambasadorit të ri të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Ilir Dugolli.
Çitaku e ka quajtur patriot dhe diplomat të madh Dugollin, shkruan arbresh.info.
“Të gjithë miqtë e mi në Uashington DC, ky është Ambasadori i ri i Kosovës në SHBA. Në dy dekadat e fundit e kam njohur dhe kam punuar me Ilirin në cilësi të ndryshme. Ai është një patriot dhe diplomat i madh. Mezi pres ta shoh atë të shkëlqejë në detyrën e tij të re”, shkroi Çitaku.
Ajo tha se ka punuar me të dhe se mezi pret ta shohë Dugollin në detyrën e tij të re.
To all my friends in Washington D.C, meet @IlirDugolli, the new Ambassador of Kosovo in USA ??.
I have known&worked with Ilir in different capacities in the last two decades. He is a patriot and a great diplomat. Can’t wait to see him shine in his new capacity. pic.twitter.com/iBuGrrYlQ4
— Vlora Çitaku (@vloracitaku) November 30, 2021
Ndryshe, Valdet Sadiku, nga marsi i këtij viti ishte bërë shef i Ambasadës së Kosovës në Washington. Por më shumë se tetë muaj pasi institucionet e Kosovës e kishin ngarkuar Sadikun me punë në misionin kryesor diplomatik, ai u largua prej atje.
“Sot u them lamtumirë miqve këtu në SHBA, por do ta mbaj përgjithmonë me vete mbështetjen dhe respektin që kam pasur gjatë gjithë kohës. Çfarë nderi i jashtëzakonshëm që i kam shërbyer vendit tim në Washington DC. Përkushtimi i SHBA-së ndaj Kosovës është një bekim i vërtetë!”, ka shkruar ai të premten në Twitter.
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...