Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka reaguar ndaj deklaratës së Lëvizjes Vetëvendosje pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
në një postim në Facebook ka thënë se Vetëvendosja nën dirigjimin e Albin Kurtit, edhe njëherë ka hedhur gurë mbi Gjykatën Kushtetuese.
“LVV, nën dirigjimin e Albin Kurtit, edhe njëherë ka hedhur gurë mbi Gjykatën Kushtetuese. Në mungesë të argumenteve, ai dhe partia e tij përdorin sulme, shpifje dhe lincim politik. Ky është mentalitet i pastër totalitar, që përbuz demokracinë dhe synon të shembë ndarjen e pushteteve. Albin, mendoje mirë: PDK nuk nënshtrohet dhe nuk frikësohet. Përpjekjen tënde për ta kthyer arrogancën dhe përbaltjen në normë politike do ta frenojmë”, ka shkuar ajo.
Vetëvendosje e quajti vendimin arbitrar që cenon demokracinë derisa theksoi se vetëm përsërit frazat e PDK-së./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Albin Kurti nesër mban tubim në Hajvali
Nesër fillon fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i kokainës në Itali, 16 të arre...
Joe Biden padit Departamentin amerikan të Drejtësisë
Kongresistët takojnë në Prishtinë studentët e opozitën shqip...
Limaj viziton nënën e Hashim Thaçit për Bajram: Urojmë që fe...