Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas dorëheqjes së Memli Krasniqi nga posti i kryetarit të partisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Çitaku tha se Krasniqi e mori drejtimin e PDK-së në rrethana të vështira.
“Faleminderit Memli, E more drejtimin e PDK-së në rrethana të vështira. E ruajte, e rrite dhe e fuqizove, jo vetëm në vota, por edhe me kuadro të reja, energji dhe vizion. Sot, pas katër vitesh që e udhëheq Partinë, respekti për ty vetëm më është rritur. Një lideri nuk i mjafton vetëm dija, i duhet edhe karakteri i fortë dhe zemërgjerësia. Ti i ke të dyja. Me falënderim, me respekt dhe me bindjen se do të qëndrojmë të bashkuar për një PDK edhe më të fuqishme”, ka shkruar Çitaku./Arbresh.info
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...