Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, vlerëson se mocion mosbesimi ndaj kryeministrit Kurti tani nuk do të prodhonte një situatë reale.
Për emisionin Info Magazine ajo deklaroi se për momentin kjo ide sipas saj është “siç thotë populli – “kur s’ke çka bën luje derën” sepse tha që nuk i kanë numrat.
“Ne nuk i kemi votat! Ne mund të kërkojmë mocion, por do të ishte më shumë protagonizëm sesa që do të prodhonte një situatë reale”.
“Ne kërkojmë që kryeministri të ndërrojë kurs, të mos e rrezikojë të ardhmen e Kosovës dhe ne do t’i përdorim të gjitha instrumentet politike e parlamentare për ta mbajtur Kosovën në kursin e duhur. Mocioni nuk do të prodhojë efekt sepse së paku tani për tani numrat nuk i kemi!”, u shpreh Çitaku.
Omega 3 cilat janë format më të përhapura dhe më të sigurta
Humb jetën një 36-vjeçar në Shkodër
Elita 5 dhe Aurela Gaçe shtojnë ngjyrat e spektaklit në Fest...
Vriten pesë ushtarë izraelitë gjatë luftimeve në Liban
E pamundur për Real Madridin ta mbajë Gulerin: Dy gjigantët ...
Deputetja e LDK-së: Takimi trepalësh për dialogun Kosovë-Ser...