Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të vendit, Albin Kurti i cili ka thënë se drafti i BE-së i dorëzuar nga emisarët më 21 tetor, është draft statut pakrahasueshmërisht më i avancuar se marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015.
Sipas Çitakut, këto janë përpjekjet e Kurtit për të justifikuar pranimin e Asociacionit, përcjell Arbresh.info.
Me anë të një postimi në Facebook, Çitaku tha se në vitin 2013 dhe 2015 nuk ka pasur statut për Asociacionin dhe sipas saj, statutin e solli vet Kurti.
Postimi i plotë:
Qesharake këto pëpjekjet e Kryeministrit për të justifikuar pranimin e Asociacionit.
Kryeministër, as në 2013 e as 2015 NUK ka pasur STATUT për asociacionin.
Statuitin e sollët ju.
E tash, publikojeni nëse na qenka aq i mirë.
Pak transparencë./Arbresh.info
Guardiola: Messi është futbollisti më i mirë ndonjëherë
Tetë këshilla si të parandaloni grumbullimin e pluhurave në ...
A e dini se kafeja është e thartë? Ja se si mund të ndikojë ...
Roboti dirigjent bën debutimin në Gjermani
Pesë ushqime që shkaktojnë probleme me hormonet
Mbrojtësi danez flet pas përballjes me Yamalin: Unë do të lu...