Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti duke thënë se ka shkarkuar ministria shqiptarë për një fjalë goje, ndërsa Goran Rakiçin po e mbanë në Qeveri.
Çitaku përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook tha se çështja nuk ka të bëjë se a do të bashkëpunojë Lista Serbe me opozitën, por pse Rakic është ende në qeveri.
“Kryeministri Kurti ka shkarkuar Ministra shqiptarë për një fjalë goje, e Rakici është aty, në qeverinë e tij. Çështja nuk është a do të bashkëpunojë opozita me LS, sepse një bashkëpunim i tillë nuk është në plan, çështja është pse Rakic është ende në qeveri!”, tha ajo./arbresh.info/
Limaj viziton nënën e Hashim Thaçit për Bajram: Urojmë që fe...
Bekim Hamz Jashari uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajr...
Zelensky i dërgon letër urgjente Trumpit
Kurti për 2 milionë eurot për linjat ajrore: Nuk bëhet fjalë...
Shefi i Këshillit të Evropës bën thirrje për më shumë mbësht...
Foda: Objektivi më i madh mbetet kualifikimi në Euro 2028