Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj rasteve të dhunës, duke theksuar se ajo, qoftë fizike apo verbale, nuk duhet të amnistohet apo normalizohet.
Në një postim në Facebook, Çitaku ka shkruar se ndaj dhunës nuk duhet të heshtet, pasi sipas saj, heshtja dhe gjuha e urrejtjes kanë krijuar pasoja të rënda për shoqërinë kosovare.
Ajo ka akuzuar eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje për krijimin e një klime të tillë përmes fyerjeve dhe kërcënimeve, por njëkohësisht ka pranuar se përgjegjësi mbajnë edhe aktorë të tjerë politikë.
“…sot e di se rastet e tilla duhet të ndiqen ligjërisht. Dhuna, qoftë fizike apo verbale, nuk duhet as të amnestohet, as të normalizohet. Për dekada, eksponentë të VV-së kanë sharë, fyer e kërcënuar. Kanë mbjellë helm e kanë stigmatizuar. Si pasojë, shoqëria jonë është më e polarizuar se kurrë më parë. Pjesë të përgjegjësisë kemi edhe ne, sepse shpesh kemi zgjedhur heshtjen në vend të ligjit, faljen në vend të drejtësisë”, ka shkruar Çitaku.
Man United pa katër lojtarë kryesor sfidon Brentford-in
Sulmi në Uashington, ky është burri që vazhdoi darkën i patr...
Bajrami- LVV-së: Po na çoni në zgjedhje, faji është ekskluzi...
Kuvendi mblidhet në orën 17:00 për çështjen e presidentit
Ilir Meta bën shqiponjën, gjyqi shtyhet për 11 maj
Trajnimi për kërkim-shpëtim malor, FSK-ja forcon reagimin nd...