Ambasadorja e Kosovës në New York, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj një postimi që Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka bërë në profilin e vet zyrtar në rrjetin social Twitter.
“Ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aletatët e saj që shkelën ligjin ndërkombëtar duke shkëputur dhunshëm Kosovën nga Serbia”, ka thënë në postimin e vet MPJ’ja ruse, në kuadër të diskutimeve të tensionuara me SHBA’në, pas sanksioneve që kjo e fundit bëri në drejtim të Federatës Ruse, për mbështetjen që po vazhdon tu japë separatistëve prorusë në Ukrainë.
Çitaku ka thënë shkurt “Seriozisht?” duke bërë këtë pyetje me ironi dhe duke ritransmetuar postimin e MPJ’së së Rusisë.
Vlora Çitaku është duartrokitur disa herë për paraqitjet e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB’së ku përfaqëson Kosovën.
Përplasen dy vetura, vdes njëri nga shoferët në Thumanë
Rezultatet dëshpëruese e çojnë në shtëpi trajnerin e Chelsea
Rama: Mbjellja e rreth 100 kurorave në rrugën “Tirana” hap d...
BBC: Si po ndikon ndërprerja e internetit në Iran tek njerëz...
Konjufca kërkon veprim më të shpejtë për sigurimin e statusi...
Dy këmbësorë goditen nga vetura në Deçan