Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj një postimi të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila deklaroi se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka zbarkuar për herë të parë në veri të vendit. Çitaku ka akuzuar VV-në për keqpërdorim të një rasti tragjik për qëllime politike, duke e quajtur qasjen e tyre “të neveritshme”.
Në një postim në Facebook, ajo theksoi se FSK nuk ka shkuar në veri për të luftuar, por për të ndihmuar në kërkimin e trupit të një të riu që humbi jetën tragjikisht.
“Jeni të neveritshëm. A keni fije përgjegjësie? A keni fare ndjeshmërie njerëzore? Si mund të abuzoni me vdekjen tragjike të një të riu për propagandë politike? FSK nuk ka shkuar në veri për të luftuar, por për të kërkuar trupin e një djali që humbi jetën tragjikisht. Ashtu siç ka vepruar edhe më parë, me dinjitet dhe pa zhurmë”, ka shkruar Çitaku./Arbresh.info
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...
Bayerni realizon ndaj PSG