Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i ka reaguar ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës, Liburn Aliut i cili në një emision televiziv ka deklaruar se shteti i Kosovës është një projekt i përkohshëm, duke iu referuar aspiratës për bashkim me Shqipërinë.
Çitaku në reagimin e saj në Facebook, duke iu referuar ministrit Aliu, tha se “nuk mundesh me e dashtë Shqipërinë duke e urrejtë Kosovën”.
Sipas saj, qeveritë janë të përkohshme, derisa Kosova është e përjetshme.
“Nuk mundesh me e dashtë Shqipërinë duke e urrejtë Kosovën. Qeveritë janë të përkohshme. Kosova është e përjetshme”, tha Çitaku./Arbresh.info/
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...
7 të vdekur nga shpërthimi në një minierë të paligjshme qymy...