Ministrja në detyrë e Tregtisë, Rozeta Hajdari është intervistuar nga Prokuroria Speciale.
Pas intervistimit për media ajo ka deklaruar se policët hetues kanë marrë materiale nga MINT, të cilat siç ka thënë ajo kanë qenë sekrete.
Lidhur me këtë ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.
Çitaku ka thënë se kjo gjë është ironike dhe alarmante.
‘Rozeta po shqetësohet pse Prokuroria paska pasur qasje në dokumente “sekrete”. Të jemi të qartë: bëhet fjalë për të njëjtat “sekrete” që ajo i ka ndarë me Ridvanin, një qytetar që nuk ka kaluar asnjë verifikim apo filtër sigurie.
Ironike, por edhe alarmante. Ky nuk është shqetësim për ligjshmërinë, por panik nga përgjegjësia.
Injorancë pa kufij, e përzier me arrogancë të rrezikshme’’, ka shkruar ajo.
Ndryshe, Hajdari është intervistuar sot në cilësinë e të pandehurës sa i përket dyshimeve për keqpërdorime me rezervat shtetërore. Kurse Ridvan Muharremi ka qenë njëri nga personat që është arrestuar për këtë skandal.
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...