Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po i rrezikon raportet me aleatin kryesor të Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Çitaku ka theksuar se Kurti po përpiqet të manipulojë opinionin publik për të fituar një grusht votash.
“Megjithatë, A.K i jep vetes të drejtë që, në përpjekjen e tij për t’u hedhur hi syve qytetarëve të Kosovës, të mashtrojë publikisht për arsyet e pezullimit të dialogut me Serbinë. Ai përpiqet të manipulojë opinionin publik për një grusht votash, duke u mbështetur në një populizëm banal, e ndërkohë rrezikon skajshëm raportin e Kosovës me aleatin e saj më të rëndësishëm strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nga një ekskursion në SHBA, del e bën deklarata si analist mediokër dhe i papërgjegjshëm i politikës së jashtme amerikane, duke dëmtuar imazhin dhe interesin shtetëror të Kosovë”, tha ajo./Arbresh.info
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...