Iniciuesi i peticionit qytetar për shpëtimin e Kullave të Jasharajve në Kompleksin Memorial në Prekaz, Jusuf Thaçi, tregoi për pikat që ai ka identifikuar si të rrezikshme në gjendjen e këtyre kullave.
Në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, që iu dedikua temës së mbrojtjes së trashëgimisë shtetërore, Thaçi tregoi arsyen për të cilën e nisi peticionin.“Të gjithë ata që kanë qenë atje e kanë parë që është rrezik posaçërisht për kullat e Familjes Jashari që i kanë mbijetuar luftës dhe nuk janë mirëmbajtur si duhet që nga përfundimi i luftës fatkeqësisht”, tha Thaçi.
Sipas tij, afër kullave mungojnë rojet, kamerat e sigurisë dhe rreziku permanent qëndron në rrëzimin e objekteve.
“Aty kemi disa emergjenca, shtëpitë duhet të ruhen nga rojet 24 orë sepse secili atje ka mundësinë të shkojë dhe ta dëmtojë qoftë për qëllime të tjera për të marrë ndonjë suvenir apo materiale të tjera… Nuk ka kamera të sigurisë, nuk monitorohen këto shtëpi 24 orë dhe e treta që ai mbi-kulmi që është i vendosur dhe skelet janë kalbur dhe rrezikojnë të rrëzohen”, tha Thaçi.
Për këtë temë debatuan Idriz Blakaj nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, Enver Hoti, deputet dhe Florina Jerliu, arkitekte./Jeta ne Kosove
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...