Këshilltari i lartë amerikan, Derek Chollet gjatë ditës së djeshme ka qëndruar për vizitë në Kosovë, ku përveç liderëve të shtetit takoi edhe përfaqësuesit e partive opozitare.
Chollet pas takimit me liderët shtetërorë përmes një postimi në Twitter tha se ka pasur bisedë të rëndësishme me kryeministrin Albin Kurti rreth dialogut.
Këshilltari amerikan vlerësoi angazhimin konstruktiv dhe fleksibil të Kosovës.
“Bisedë e rëndësishme me Albin Kurtin rreth dialogut. Vlerësojë angazhimin e Kosovës në mënyrë konstruktive dhe fleksibil. Mezi presim partneritetin e vazhdueshëm për avancimin e përpjekjeve të vazhdueshme drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Chollet në Twitter.
Important conversation with @albinkurti on Dialogue. Appreciate ??engaging constructively and flexibly. Looking forward to continued partnership on advancing ongoing efforts towards normalization of relations between Kosovo and Serbia. pic.twitter.com/r8Ic3WHFWU
— Derek Chollet (@CounselorDOS) January 11, 2023
Rexhepi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë në Bujanoc, kërcëni...
Krimet Ekonomike zbarkuan në ARBK, deklarohet MINTI
Trump presion industrisë amerikane të mbrojtjes: Shtoni prod...
UNICEF tronditet me rastin e 5-vjeçarit: Forcimi i sistemit ...
Nënshkruhet kredia 80 milionë euro për reformat në sektorin ...
Aksident në Dollc të Klinës, katër persona të lënduar