“Momenti më i mirë për ta pasur ushtrinë është që të gjitha forcat politike të jenë dakord dhe kjo të bëhet përmes rrugës kushtetuese.
Por nëse ky transformim nuk mund të bëhet përmes kësaj rruge, kushtetua parasheh mundësinë e ndryshimit të mandatit përmes ligjit”
Kosova ka të drejtë të ketë forca të armatosura nëse dëshiron. Është mundësi dhe e drejtë që i takon në skenën ndërkombëtare si shtet. Duhet që kjo ushtri të themelohet në bashkëpunim me aleatët që kanë ndihmuar në krijimin e FSK-së.
Kështu ka deklaruar në Klan Kosovë ambasadori i Francës në Kosovës, Didier Chabert, duke nënvizuar se ushtria do të bëhet, qoftë përmes ndryshimeve kushtetuese, qoftë përmes atyre ligjore.
“Duhet që të konsultohen të gjitha vendet mike për mënyrën më të mirë të transformimit të FSK-së. Ushtria e Kosovës duhet të jetë ushtri e të gjithëve, edhe e komuniteteve. FSK-ja ka bërë punë shumë të mirë në përfshirjen e tyre”.
“Momenti më i mirë për ta pasur ushtrinë është që të gjitha forcat politike të jenë dakord dhe kjo të bëhet përmes rrugës kushtetuese. Por nëse ky transformim nuk mund të bëhet përmes kësaj rruge, kushtetua parasheh mundësinë e ndryshimit të mandatit përmes ligjit”.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...